75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 01 Tetor 2023 / AR

Nuk po gjejnë qetësi, JLO dhe Affleck fotografohen të tensionuar

Pas përqafimit më aktoren dhe ish-in, Jennifer Graner, Ben Affleck duket se nuk po gjen qetësi me bashkëshorten e tij, yllin e ‘Ain’t Your Mama’, Jennifer Lopez.

Affleck më herët sqaroi se, përqafimi ishte miqësor dhe se e sheh Graner si motër, pork jo duket se nuk e ka bindur Lopez.

Çifti ka qenë së fundmi në ‘lupën’ e paparacëve, e duket se në fotot e fundit të tyre ata shfaqen të tensionuar, në dukje duke debatuar.

Pavarësisht se si duket momenti në foto, një burim i njohur me çiftin i thanë Page Six ekskluzivisht të shtunën se nuk kishte “asgjë serioze në diskutimin e tyre”.

Ndërsa është e paqartë se çfarë mund të kenë diskutuar të dy, ne e dimë se Affleck kohët e fundit ka marr vëmendje pasi ka ndarë një moment intim në automjetin e tij me ish-gruan Jennifer Garner.