75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Nuk po largohet nga Superliga, Reali mund të suspendohet nga Liga e Kampioneve

12 klube evropiane përfshirë këtu edhe Real Madridin morën iniciativë që të krijojnë një garë të re që do të quhej Superliga Evropiane.

Megjithatë pas kritikave dhe protestave të shumta nga fansat 6 klubet angleze u tërhoqën nga kjo garë.

Por një gjë të tillë nuk e ka bërë Real Madridi i cili ishte iniciatori kryesor i këtij kompeticioni.

Për këtë gjë Real Madrid mund të suspendohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, raporton Telegraph.