75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Nuk po luan Anglia futboll, Noizy bllokon qendrën e Londrës

Reperi i njohur Noizy ka arritur të jetë ndër emrat më të njohur ndërkombëtarisht.

Kjo falë talentit të tij që ka si dhe karrierës së gjatë në muzikë, duke qenë reperi më popullor në krahinat shqip folëse, shkruan Indeksonline.

Karriera e tij nisi në Londër, teksa ende ka ruajtur simpatinë nga fansat e flaktë që vazhdojnë ta duan dhe ta përkrahin.

Përmes disa publikimeve në Instagram, reperi tregoi se si fansat e tij të ‘çmendur’, krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme në mes të natës, duke e bllokuar qendrën e qytetit.

‘Më duhej t’i postoja këto.. u ndjeva si një ndeshje futbolli, tifozët më të çmendur ndonjëherë. Ndihem mirë të kthehem aty ku filloi gjithçka. #SE18 #BB #OTR 🇬🇧’, shkroi reperi krahas postimit./Indeksonline/