75 Mall Live Search
13:34 / E Diele, 31 Mars 2024 / Gj. Sh

”Nuk po mendoj për vazhdimin e kontratës”, De Zerbi flet për të ardhmen

Roberto De Zerbi ka folur për të ardhmen e tij, e cila duket se është larg skuadrës së Brightonit.

Tekniku italian, i cili ka pasur një sezon të suksesëshem me Brightonin, ka thënë se nuk po mendon për vazhdimin e kontratës, shkruan IndeksOnline.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje të re në Brighton? Për momentin, jo.Duhet të flas me Tony Bloom për planin për klubin në mënyrë që të vendos të ardhmen time, dua të di se cili është projekti. Dua të mbaj ambicien time.”, ka deklaruar De Zerbi.

Nuk dihet ende cila do të jetë skuadra e ardhshme e italianit, me Liverpulin, Bayern Munich dhe Barcelonën që duan të nënshkruajnë për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/