75 Mall Live Search
17:56 / E Martë, 09 Shtator 2025 / BA

Nuk po mundet ta harrojë, Driloni flet sërish për Sarën

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, ka rrëfyer së fundmi detaje për raportin e tij me ish-banorën Sara Kolami, i cili sipas tij mori fund për shkak të një videoje të vjetër që u interpretua gabimisht.

Boksieri nga Drenica tregoi se miqësia e tij me Sarën ishte e fortë edhe pas përfundimit të spektaklit, por nuk kishte kaluar kurrë kufijtë e një shoqërie të thjeshtë.

“Ka qenë një shok i mirë, edhe pas Bigut. Edhe jashtë jam kuptuar mirë me të, por asnjëherë nuk ka pasur diçka më shumë nga ana ime”, u shpreh Rama në Canape.

Megjithatë, situata ndryshoi kur në rrjet u publikua një video e hershme. Driloni thotë se pikërisht kjo pamje bëri që shumë njerëz ta gjykonin dhe Sarës t’i kthehej kundër.

“Por problemi është që doli një video që ka ndodhur shumë më herët, se di sa vite, edhe kur doli videoja më janë gjuajtur shumë njerëz se u duk sikur me tradhtu Sarën dhe Sara e shfrytëzoi atë moment dhe më hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram. Mu nuk më është dukur mirë ajo sjellje. Nëse do të ishte shok i vërtetë, nuk do ta kishte shfrytëzuar atë moment, por do ta kishte bërë më herët”, tha ai.

Pavarësisht zhgënjimit, Rama tha se nuk mban mëri dhe se i uron vetëm të mira Sarës dhe ish-banorëve të tjerë të “BBVK3”.