75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L A

Nuk po ndalet Aston Villa, nënshkruan edhe me mbrojtësin e Chelseat

Aston Villa po i shfrytëzon në maksimum minutat e mbetura të merkatos së dimrit.

Pas zyrtarizimit të Malen, Rashford dhe së fundi te Asensios, Aston Villa ka arritur marrëveshjen e rradhës me mbrojtësin e Chelseat, Axel Disasi.

Disasi, do t’i bashkohet skuadrës nga Birminghami në formë huazimi pa të drejtë blerjeje.

Francezi, madje kishte refuzuar edhe Tottenhamin për t’iu bashkuar Aston Villës, ku i cili dëshiron të luaj edhe në Ligën e Kampionëve.

Disasi, ka bërë 17 paraqitje për “Blutë” e Londrës këtë sezon në të gjitha garat ku shënoi 2 herë dhe asistoi po ashtu 2 herë./IndeksOnline