75 Mall Live Search
14:43 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nuk pranon të largohet, Barcelona shton presionin ndaj lojtarit të saj për t’u transferuar tek Juventus

Mediat spanjolle pretendojnë se Barcelona po shton presionin ndaj Artur Melos për të pranuar transferimin te Juventus në mënyrë që të shkëmbehet me mesfushorin juventin Miralem Pjanic.

 Blaugranasit po përjetojnë një moment jo shumë të mirë për shkak të krizës nga koronavirusi dhe për momentin nuk duan të shpenzojnë shuma të mëdha parash, çka i shtyn ata të fokusohen më shumë në shkëmbimin e lojtarëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Barcelona dhe Juventusi kanë rënë dakord për një shkëmbim kokë më kokë mes Pjaniç dhe Melos. Boshnjaku e dëshiron shumë një transferim në Katalonjë, por problem mbetet Artur Melo me brazilianin që refuzon të largohet.

Sipas “Sport”,Barcelona nuk mund të presë më dhe po i bën presion mesfushorit të saj të pranojë shkëmbimin me Pjanic./IndeksOnline/