Nuk preferohet që pasta e dhëmbëve të përdoret për djegie të lëkurës, ja përse!
Por, kurimi në kushte shtëpie, shumë shpesh mund të shkaktojë më shumë dëme se dobi.
Përdorimi i pastës së dhëmbëve për të trajtuar djegien e lëkurën dhe për të qetësuar skuqjen që djegia shkakton, është njëra nga idetë e para që na vie ndërmend.
Mirëpo, përdorimi i saj në trajtimin e djegies bën më shumë dëme se se dobi. Kjo, pasi që pastat e ditëve të sotme janë të mbushura me kimikale dhe përbërës të tjerë artificialë. Përderisa këto kimikale mund të bëjnë mrekulli për dhëmbët tuaj, për lëkurën janë shkatërruese!
Përbërja e tyre e rëndë dëmton dhe irriton lëkurën.
Krahas pastës së dhëmbëve, në lëkurën e djegur nuk duhet të përdoret as qumështi apo margarina. Sipas ekspertëve, përdorimi i pastës në lëkurë të dëmtuar mund të lë shenja në lëkurë. Në vend të përdorimit të këtyre metodave të paaprovuara, mënyra e duhur do të ishte të përdorni ujë të ftohtë.