75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 28 Qershor 2026 / b l

Nuk punon fare laura në Pejë, kalon treni dhe veturat në hekurudhë

Në vendkalimin hekurudhor në Pejë, laura (rampa) nuk është funksionale, duke ngritur shqetësime për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, veturat kalojnë lirshëm mbi hekurudhë.

Mosfunksionimi i laurës paraqet rrezik potencial për aksidente, veçanërisht nëse drejtuesit e automjeteve nuk tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit.

Mbetet të shihet nëse institucionet përgjegjëse do të ndërmarrin masa për sanimin e këtij problemi dhe garantimin e sigurisë në këtë vendkalim hekurudhor.