75 Mall Live Search
14:34 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nuk rehatohet Balotelli, ky pritet të jetë klubi i ri

Mario Balotelli mund të ndryshojë sërish klub. Negociatat për transferimin e sulmuesit të njohur italian po i drejton presidenti i Sion, Christian Konstantin.

“Po, ne kemi qenë duke negociuar transferimin e Mario Balotellit në javët e fundit. Deri më sot, nuk mund të vlerësoj shanset e këtij transferimi. Ne donim t’i ruanim negociatat sekrete, por informacioni duket se ka rrjedhur në Itali”, tha Konstantin në një intervistë për Bild.

Për momentin, 31-vjeçari Mario Balotelli është futbollist i klubit turk, Adana Demirspor, por që me shumë gjasë në sezonin e ardhshëm do të luajë në Zvicër.