10:23 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Nuk respektojnë vendimin e qeverisë Kurti, një shkollë mban mësim pa leje!

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për ‘Mosveprim sipas dispozitave ligjore gjatë pandemisë’.

Në fshatin Maqitevë të Suharekës është mbajtur mësim në një shkollë, shkruan IndeksOnline.

“MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE LIGJORE GJATË EPIDEMISË

Fsh. Maqitevë, Suharekë 14.04.2021-10:00. Raportohet gjatë kontrollës në një shkollë janë hasur duke mbajtur mësim  edhe pse me vendim të qeverisë është e ndaluar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./IndeksOnline/