75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nuk respektuan orarin e lëvizjes, Policia ndalon disa qytetarë

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin e saj për të mbikëqyr situatën se sa po respektohen masat kundër Covid-19.

Me vendimin e Qeverisë, nuk lejohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:30, ndërsa policët kanë ndaluar ata të cilët po e shkelin këtë vendim, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku shihen disa vetura të ndaluara afër Postës, në Prishtinë.

Kujtojmë që Kuvendi ka miratuar edhe ligjin antiCovid, dhe qytetarët mund të dënohen ligjshëm për shkeljen e vendimeve.