12:32 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

S’rihapet një çerdhe në Fushë-Kosovë, dyshohet për një punëtore të infektuar me COVID-19

Një nga çerdhet në Komunën e Fushë-Kosovës s’e ka nisur punën. E gjithë kjo sepse është një rast i dyshimtë si e infektuar me COVID-19.

Sipas një njoftimi të komunës thuhet se arsyeja e moshapjes është pikërisht se një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga Komuna e Vushtrrisë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq u theksua se në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast, atëherë do të merret vendimi për hapjen e kësaj çerdheje.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë-Kosovës:

Institucioni edukativ, arsimor, parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.

Arsyeja e moshapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtoreje në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga Komuna e Vushtrrisë.

Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast, atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”

Faleminderit për mirëkuptimin! /