S’rrethon vendin ku po ndërtonin, gjobitet me 400 euro një kompani ndërtimi
Një kompani ndërtimi është gjobitur me 400 euro nga Inspekcioni në Prishtinë.
E ky dënim vjen pasi kanë qenë duke punuar pa e siguruar vendpunishten, shkruan Indeksonline.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.
“Pavarësisht lejes së ndërtimit, nuk mund të punohet pa e siguruar vendpunishten. Rrethimi i vendpunishtes është obligim, për të mos u rrezikuar kalimtarët përreth.
Gjobë dhe ndërprerje punimesh!”./Indeksonline/