Nuk shkoi në spital, Broja qëndroi në “Goodison Park” pas lëndimit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pësoi një lëndim tjetër mbrëmë gjatë ndeshjes mes Evertonit dhe Peterborough, e vlefshme për FA Cup.
Broja u fut në lojë në pjesën e dytë dhe vetëm pas pak minutave ai pësoi një dëmtim që e bëri të largohej me oksigjen dhe me barelë nga fusha, shkruan Indeksonline
Raportimet e fundit thonë se sulmuesi “kuqezi” nuk pranoi të shkonte në spital dhe qëndroi në stadiumin “Goodison Park”.
Nuk dihet ende shkalla e lëndimit të tij, kështu thotë edhe trajneri Baines.
“Armando Broja nuk donte të shkonte në spital, e kam marrë si sinjal të mirë, ne nuk ishim të sigurt nëse duhej të shkonte. Nuk dimë asgjë tani, vetëm që ka një dëmtim në këmbë”, u shpreh Baines pas ndeshjes
Broja ka kohë që po përballet me lëndime. Nëse nuk është një ACL, ai mund të kthehet shpejt në fushën e blertë, por nëse lëndimi është i një shkalle të lartë atëherë do të mungoj gjatë./Indeksonline/