75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Nuk shkoi për të blerë bukë, por shkoi për të vjedhur para në një furrë buke

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Fushë-Kosovë pasi që dyshohet se kishte vjedhur para në një furrë buke më 3 mars të këtij viti.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është konfirmuar rasti pas hetimeve të zhvilluara për të, e gjatë intervistimit ai ka pranuar se kishte kryer veprën, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, në raport thuhet se me vendim të prokurorit, ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

“Rr. Pejës, Fushë-Kosovë 03.03.2021-01:20. Me 17.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar pasi që ai, pas hetimeve të zhvilluara dyshohet se me datën e cekur në një furrë buke ka vjedhur para të gatshme. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se kishte kryer veprën. Me vendim të prokurorit, ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Indeksonline