Nuk shkon në Gjermani, Xavi Alonso vazhdon kontratën te Real Sociedadi

Xabi Alonso ka vazhduar kontratën e tij me ekipin spanjoll, Real Sociedad.
Legjenda e futbollit spanjoll ka firmosur kontratën deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline
Nuk ndodhi ajo që ishte spekuluar nga gazeta gjermane “Bild”, Xabi kishte thënë se do të bëhej trajner kryesor te Monchengladbachu.
Ish-lojtari i Bayernit u deklarua si po i pëlqen projekti i klubit spanjoll.
Kujtojmë se Alonso ishte edhe te Real Madridi si trajner në grupmoshat U14./IndeksOnline/