11:44 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Nuk shqyrtohet raporti për KPMM-në, mungojnë deputetët

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) për vitin 2018.

Duke thënë se raporti për KPMM është mjaft me rëndësi për shqyrtim, kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala tha se në mungesë të kuorumit nuk mund të diskutohet për këtë raport.

“Është e pakuptueshme që anëtarët  nuk vijnë në Komision”, tha Shala.     Në këtë komision kanë marr pjesë vetëm deputeti Lutfi Zharku dhe kryetarja e Komisionit, Sala Berisha – Shala.