Nuk shtyhesh dot me Lewandowskin, trajneri Probierz jep dorëheqjen nga Kombëtarja e Polonisë

Trajneri Michal Probierz ka dhënë dorëheqjen nga posti i stolit te Kombëtarja e Polonisë pas humbjes ndaj Finlandës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Probierz përveç rezultateve negative kishte edhe probleme me kapitenin, Robert Lewandowski, shkruan Indeksonline
Madje Lewa ditë më parë kishte deklaruar se nuk do të luante më me Poloninë deri të largohet trajneri. Kjo për shkak se Probierz e kishte telefonuar për t’i treguar se ai nuk është më kapiten.
Dhe tani sulmuesi i Barcelonës mund të rikthehet sërish te Kombëtarja e Polonisë, pasi Probierz është larguar.
52-vjeçari ishte emëruar trajner i Polonisë në vitin 2023./Indeksonline/
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Michał Probierz has resigned as manager of the Polish National Team. pic.twitter.com/7BmtDO9Gkw
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) June 12, 2025