21:48 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nuk të them “Të Dua” sepse ti e di këtë!

Nëse më duhet të flas për dashurinë, mund të shkruaj një libër, dy a tre… ndoshta edhe më shumë pasi kam jetuar e dëgjuar, lexuar e teorizuar pafund!

Mund të shkruaj, por ajo që ndjej nuk shkrihet me fjalë, ajo qëndron aty bashkë me shpirtin tim, dashuria ime qëndron në çdo buzëqeshje, në çdo vështrim…

Ndjenja për personin që do nuk qëndron në një ditë të caktuar, ku shumicën e kap “çmenduria” e festës, së dhuratave për çdo metal apo parfum festues…

Më fal që s’do ta shpreh dashurinë në këtë ditë, më fal…

Unë të dua çdo ditë, të dua çdo mëngjes çdo natë, të dua kur të mendoj dhe jam larg teje, madje të dua dhe kur mendoj se nuk të dua dua, të dua kur nevrikosem me ty, kur debatojmë, të dua kur më shikon mes të tjerave…të dua… por të lutem sot do ta bëj pushim, sepse nuk jemi  bashkë!

Sot nuk të them të dua, pasi mendoj se sot ndjesia e vërtetë dhe shprehja e dashurisë është sipërfaqësore… unë të dua çdo ditë, të desha shumë mbrëmë, të dua dhe sot, do pres ditën e nesërme për të ta thënë sërish, çdo moment, çdo ditë…!