75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

“Nuk u befasova nga taktika e Xavit”, Luis Enrique pas humbjes mbrëmë: Luajtën me topa të gjatë!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Paris Saint-Germain, ndeshja e parë çerekfinale në UEFA Champions League me rezultatin 2:3.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique në konferencë për media pas ndeshjes deklaroi se skuadra kundërshtare luajti me një taktikë krejt ndryshe, por që nuk ishte i befasuar nga Xavi, shkruan Indeksonline

“Nuk u befasova nga sistemi i Xavit. Topa të gjatë, për t’u ikur presionit tonë. Sidomos kur në ekip ke një portier si Ter Stegen dhe një sulmues si Robert Lewandowski”, u deklarua Enrique.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave zhvillohet javën tjetër dhe fituesi kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/