75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / G T

Nuk u besojnë gjyqtarëve vendorë, derbin Galatasaray-Fenerbahce e gjykon një “refer” i huaj

Federata e Futbollit e Turqisë ka vendosur që derbin e javës së 24-të në Superligë mes Galatasarayt dhe Fenerbahces ta gjykojë një “refer” i huaj dhe jo vendor.

Në Turqi ka pasur shumë gabime të gjyqtarëve, madje ka ndodhur disa herë që ndeshjet të ndërpriten për shkak të vendimeve të gabuara të tyre, shkruan Indeksonline

Andaj, Federata Turke ka vendosur që këtë derbi, me kërkesë të dy skuadrave ta gjykojë një gjyqtar i huaj.

Dy emra që po përfliten në mediat turke, janë: Slavko Vinçiq dhe Szymon Marciniak.

Kujtojmë që ky derbi i së hënës (24 shkurt) ka një rëndësi të veçantë, ose mbyllet çështja e titullit me fitoren e mundshme të Galatasarayt, ose hapet gara me një fitore të mundshme të Fenerit.

Galata është në pozitën e parë me 63 pikë, kurse Fenerbahce i Jose Mourinhos 57 pikë./Indeksonline/