75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

S’u binden urdhrave të policëve, arrestohen katër persona

Policia njofton se një njësit në Skenderaj derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave, një veturë me targa vendi nuk është ndalur pas sinjalizimit të zyrtarëve policorë për ndalje.

Zyrtarët policorë të cilët ishin në ndjekje të veturës kanë arritur ta ndalonin, në të cilën gjendeshin katër të dyshuar.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe veturës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.