75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 23 Mars 2021 / C E

Nuk u ftua nga Challandes, reagon Mirlind Daku

Mosftesa e Mirlind Dakut nga trajneri Bernard Challandes ka qenë një nga temat kryesore që ka mbretëruar ditët e fundit në mediat kosovare.

Për kundër formës së mirë me skuadrën e Ballkanit, Daku nuk mori ftesë nga zvicerani duke zgjedhur të mos i besoj askujt nga futbolli vendor.

Për këtë ka reaguar vetë sulmuesi i cili ka falënderuar për mbështetjen duke thënë se do të punoj për t’ia ndryshuar mendjen trajnerit.

Ky është reagimi i tij:

Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar,
Ju falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin. E ndjej obiligim të ju drejtohem pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes. Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojë ekipit por në fund përzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja. Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojë që ma dha mundësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar. Ju premtojë, se do të punojë edhe më shumë që në të ardhmen të arrijë objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes.
Me respekt,
Mirlind Daku!