75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 08 Shtator 2024 / Gj. Sh

Nuk u ftua nga Sylvinho, Daku i lumtur me fioren e Shqipërisë: Shqipëri e madhe!

Shqipëria mbrëm shënoi fitore të rëndësishme ndaj Ukrainës, duke e nisur për mrekulli edicionin e ri të Ligës së Kombëve.

Ardian Ismajli e Jasir Asani ishin golashenues për kuqezinjtë, në fitoren 2-1, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse futbollisti Mirlind Daku nuk ishte i ftuar nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator, ai i është gëzuar kësaj fitoreje.

“Shqipëri e madhe”, ka shkruar Daku në Facebook.

Shqipëria ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Gjeorgjisë, të martën në stadiumin ”Air Albania” në Tiranë./IndeksOnline/