75 Mall Live Search
21:15 / E Martë, 27 Janar 2026 / B XH

Nuk u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmije në Gadime të Lipjanit

Një nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime është raportuar i zhdukur, pasi nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Zejn Zejnullahun, i cili pas mbarimit të orëve mësimore nuk ka shkuar në shtëpi dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Postimi i plotë nga familjarët:

Të nderuar qytetarë të Gadimes,

ju njoftojmë se sot, pas përfundimit të mësimit, një fëmijë nuk është kthyer në shtëpi.Ai është nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.

Emri i tij është Zejn Zejnullahu.

Lusim këdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë familjen ose Policinë.

Nr tel 044819748