75 Mall Live Search
13:10 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuk u lajmërua pas takimit, por më pas i shkruan vajzës të gjitha gjërat që nuk i pëlqyen tek ajo

Shumica e njerëzve përdorin takime përmes internetit edhe pse përderisa flisni me dikë ‘online’ nuk e dini se çfarë mund të prisni kur takoheni me ta.

Ju mund të takoni dashurinë e jetë suaj ose mund të kuptoni se nuk ka thjeshtë asnjë kimi në jetën reale, në të cilin rast ndoshta do të shkoni në shtëpi dhe nuk do të flisni përsëri më.

Kiberly Latahem-Hawkesford shkoi për një takim me një mashkull tre muaj më parë, por nuk dëgjoi më nga ai prej momentit kur u takuan.

Ajo nuk mendoi shumë rreth kësaj deri në muajin e kaluar, kur një njoftim me emrin e tij u shfaq papritur në ekranin e saj.

Burri u rikthye në kontakt dhe së pari kërkoi falje për heshtjen që nga takimi i tyre.

Por ai shkroi edhe një mesazh me 15 gjëra që Kimberley duhet të përmirësojë rreth vetes, dhe që ndikuan që ai të mos tërhiqej nga ajo, shkruan Indeksonline.

Përshëndetje Kimberley, unë e që ne u takuam, por dua t’ua sqarojë pse nuk u kam shkruar më.

Këto janë disa arsye dhe shpresoj të mos iu kem ofenduar.

-Pesha juaj, pra nëse humbi pak besoj do të dukeni më mirë

-Ju jeni shumë e zbehtë.

-Keni shumë gjoks shumë të madh

-Besoj se duhet të vishni rroba që përshtaten me masën tuaj dhe ndoshta pse jo të freskoni pak stilin tuaj

-Duhet t’i ngjyrosni flokët tuaj me një ngjyrë më normale dhe të shtoni flokët. Më të gjata , më tërheqëse

-Duhet të dukeni më natyrale, jo e gjitha por mos u mbingarkoni

-Buzët tua kanë rënë, kështu që fillo të mëndosh t’i mbushësh ato. Ndoshta nuk e mendoni por ‘fillertat’ do t’iu bëjnë mirë

-Keni nevojë për më shumë vetëbesim, pasi është një gjë seksi

-Ju keni marrë ushqim një sallatë, por që kishte shumë yndyrë e që nuk e keni të nevojshme për kaloritë e juaja

-Mbajeni të kaluarën më të fshehtë, nuk më intereson çfarë keni kaluar

-Bëhuni më argëtuese, ju nuk qeshët me asnjë shaka të vetme

-Më bërë të ndihem keq kur provove të paguash, sikur menduat se nuk kam para të mjaftueshme

-Nuk më kë komplikuar për asgjë

Por Kimberley nuk u shpreh e dëshpëruar, madje ajo tha imagjinoni të takoni një ‘gomar’ të tillë./Indeksonline/