75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Nuk u lejua të hynte brenda pa maskë, qytetari hakmerret duke thyer xhamin e autobusit

Pandemia Covid-19 duket se nuk po ka fund. Tani kur sërish janë rikthyer rastet e shumta të të prekurve me Covid-19, qeveria ka rikthyer sërish në funksion një mori masash si formë preventive për të parandaluar përhapjen më të gjerë të këtij virusi, shkruan IndeksOnline.

Njëra nga to është edhe përdorimi i maskave e vendosja e tyre në ambiente të mbyllura e ku ka numër të madh të qytetarëve.

Mirëpo kjo duket se nuk po iu përshtatet shumë qytetarëve.

Një rast i tillë ku një qytetar ka shprehur pakënaqësinë në një formë krejtësisht të gabuar ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

Atij nga shoferi i autobusit i është kërkuar që të ketë maskë të vendosur në fytyrë, e në të kundërtën nuk do të mund të udhëtonte me njëri nga autobusët e Linjës 4 “Trafikut Urban”, i cili ishte në destianacionin e tij drejtë rrugës për Gërmi, në Taukbahqe.

I revoltuar qytetari pasi nuk kishte maskë, ka vendosur të hakmerret duke thyer xhamin e derës së autobusit.

IndeksOnline ju sjell pamje: