75 Mall Live Search
17:36 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk u miratua ligji për RTK-në, sindikata e këtij mediumi kërkon të rikthehet në rivotim

Ligji për Mediumin Publik të Kosovës, RTK-në as sot nuk është miratuar në Kuvendine Kosovës.

Kurse, për këtë ka reaguar menjëherë edhe sindikata e këtij mediumi, duke thënë shprehur zhgënjimin e tyre për mos miratimin e ligjit.

Ata madje kanë kërkuar që ky ligj të rikthehet në rivotim, ose RTK rrezikon të futet në krizë të thellë.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së shpreh zhgënjim të thellë me mosmiratimin e ligjit për Mediumin Publik në vend, RTK-në, nga Kuvendi i Kosovës. Sindikata kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta rikthejë në votim ligjin e ri të RTK-së, në të kundërtën, RTK rrezikon të futet në krizë të thellë dhe të pariparueshme.

Kërkojmë urgjentisht që ligji i ri për RTK-në të miratohet këtë vit dhe po ashtu u bëjmë thirrje edhe njëherë deputetëve që të mos e lidhin fatin e RTK-së me individë dhe t’i lënë anash interesat partiake e ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së.

SPERTK gjatë javës së ardhshme do t’i njoftojë mediet me ditën se kur do të fillojë me protesta” thuhet në njoftimin e sindikatës./Indeksonline/