Nuk u ndanë? Familjarët e Biances shqetësohen për lidhjen e modeles me YE

Prindërit e Bianca Censorit po ndihen të “mashtruar” nga vajza e tyre, e cila më të vërtetë besonin se do të ndahej përfundimisht nga YE.
Të hënën bëri bujë lajmin që çifti ka kohë që janë ndarë por një burim i tha DailyMail se Bianca i kishte thënë të afërmve se janë duke shikuar edhe pak, transmeton Indeksonline.

Por disa orë më vonë, çifti duket se e konfirmoi se janë bashkë teksa ishin në Tokio të martën, duke e lenë familjen e modeles shumë “konfuze”.
“Prindërit e saj janë të shokuar nga ajo që po e shohin, ata po ndihen të mashtruar sepse Bianca u tha se po përgatitej të largohej nga ai”, u rrëfye një burim ekskluzivisht për DailyMail.
Ata nuk po mund ta kuptojnë se çka po ndodh dhe i ka kapur frika se ajo po kontrollohet nga reperi./Indeksonline/
