Nuk u paraqiten në stërvitje, dy bashkëlojtarët e Enis Bardhit përjashtohen nga ekipi i parë

Skuadra e Trabzonsporit shënoi fitore mbrëmë ndaj Manisa në Kupën e Turqisë me rezultatin 3:1.
Por, sot klubi turk erdhi me një deklaratë në rrjetet sociale duke treguar mbi situatën e dy lojtarëve, Abdulkadir Omur dhe Umut Bozok, shkruan Indeksonline
Kjo dyshe nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit, prandaj munguan në ndeshjen e djeshme.
Meqërast klubi turk i ka përjashtuar nga ekipi i parë dhe ka nisur hetime në lidhje me këtë dyshe.
“Bordi ka vendosur që dy lojtarët Omour dhe Bozok të stërviten veçmas ekipit A. Gjithashtu ka nisur një hetim ndaj dy lojtarëve në kuadër të rregullores disiplinore të klubit”, shkruhet në njofitmin zyrtar
Kujtojmë që skuadra ku po luan Enis Bardhi po lufton për titull kampion edhe pse është larg me pikë nga pozita 1 dhe 2. Ata gjenden në pozitën e 3-të me 37 pikë./Indeksonline/