19:53 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

Nuk u shkon mendja/ Snoop Dogg zbulon se çfarë do të ishte nëse nuk do të bëhej reper

Keni menduar ndonjëherë se me çfarë do të kishte marrë Snoop Dogg nëse nuk do të ishte reper?

Epo, me sa duket ai do të ishte bërë një pastor. Zbulimi erdhi nga një jesë e një segmenti në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku Snoop dhe mikja e tij Martha Stewart luajtën “Best Friends Challenge”.

Gjatë sfidës, dyshes iu bënë pyetje se sa mirë e njohin njëri-tjetrin, raporton Unilad. Fallon pastaj shtron pyetjen se çfarë do të kishte qenë nëse nuk do të ndiqte një karrierë muzikore.

Martha tha se ai do të kishte qenë një yll basketbolli ose trajner, por rezulton se ajo ishte shumë larg. Snoop zbuloi përgjigjen e tij se do të kishte qenë një pastor./Indeksonline/

No description available.