Nuk ulen pagat në sistemin e drejtësisë
Në pikën e parë të rendit të ditës, kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë sot i ka ulur pagën vetes dhe kabinetit të tij.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, qeveria “Haradinaj” kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1.500 euro paga i ishte bërë 2.950 euro.
E nga kjo rritje kishin përfituar edhe sistemi i drejtësisë, shkruan IndeksOnline.
Por, sot Kurti nuk i preku rrogat e zyratrëve në sistemin e drejtësisë.
“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti.
Sipas Ligjit për gjykatat paga e kryeministrit dhe e zyrtarëve të tjerë në kabinetin qeveritar është ekuivalente me pagat në sektorin e drejtësisë. Kjo kishte bërë që pagat, pos Haradinajt dhe kabinetit të tij, ishin rritur edhe në këtë sektor. Më vonë ishte votuar Ligji për pagat, që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./IndeksOnline/