Nuk ulet akciza për prodhuesit e lëngjeve

Pandemia Covid 19, ka vështirësuar funksiononimin e prodhuesve vendorë.
Kjo është arsyeja pse sektori i bizneseve të lëngjeve, kanë drejtuar një kërkesë specifike në Ministrinë e Financave dhe të Transfereve.
Ata kanë kërkuar të ulet akciza për lëngjet nga 4.5 cent për litër në 0.5 cent.
Kështu ka thënë ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami në mbledhjen e së martës të Komisionit Parlamentar për buxhet, raporton T7.
Mirëpo, fakti që heqja e akcizës përfshin jo vetëm produktet vendore por edhe importin, nuk u mirëprit nga anëtarët tjerë të Komisionit.
Edhe ish ministri i Financave, Bedri Hamza, u deklarua se një ulje e tillë e akcizës nuk do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë.
Ai propozoi të ndiqen forma tjera të ndihmës.
Pati edhe deputetë që kërkuan informata shtesë për ndikimin që heqja e kësaj akcize në buxhetin e vendit.
E përfundimisht ky propozim nga ana e Ministrisë së Financave u hodh në votim.
Këtu deputetët nuk shprehën qëndrim për të marrë këtë vendim.