75 Mall Live Search
08:44 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nuk vendosën maskat e s’respektuan distancën, gjobitën mbi 1 mijë kosovarë

Policia e Kosovës siç do herë është e vendosur që pa kompromis të jetë në zbatim dhe për zbatim të ligjeve në fuqi.

Këtë e ka dëshmuar e dëshmon në vazhdimësi, dhe ilustrohet më së miri me numrin e gjobave që shqiptohen nga ana e saj. Ajo ka  njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba për të gjithë ata që nuk kanë përfillur ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga Covid-19, i miratuar muaj më parë.

Saktësisht siç njofton policia janë shqiptuar 1 mijë e 50 gjoba në mbarë vendin./IndeksOnline/