75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 04 Prill 2024 / Gj. Sh

Nuk zgjat shumë gëzimi i Arsenalit, Liverpuli rikthehet si lider i Premierligës

Liverpuli është rikthyer si lider i Premerligës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, ”Redsat” shënuan fitore ndaj Sheffield United, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Darwin Nunez hapi serinë e golave në minutën e 17-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Sheffield barazoi rezultatin me një autogol nga Conor Bradley në minutën e 58-të.

Alexis Mac Allister riktheu epërinë e Liverpulit në minutën e 76-të, derisa fitoren e vulosi goli i Cody Gakpo në minutën e 90-të.

Kjo fitore e rikthen Liverpulin në pozitën e parë të Premierligës me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tre më shumë se Mancheser City.

Në anën tjetër, Sheffield United renditet e fundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/