08:11 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nuk zhgënjen as kësaj radhe, Irina Shayk befason fansat

Modelja ruse Irina Shayk njihet për bukurinë e saj duke mahnitur vazhdimisht fansat, por nuk është vetëm bukuria që e ka bërë të njohur modelen në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.

Kanë qenë edhe lidhjet e saj me yje të ndryshme që kanë bërë që emri i saj të lakohet shumë në shtypin rozë.

Futbollisti Cristiano Ronaldo apo aktori Bradley Cooper kanë qenë disa nga partnerët e modelës me të cilët ajo kishte ndarë rrugët.

Tani ajo si një nënë ‘single’ po paraqitet mjaft atraktive, duke qenë mjaft aktive me pozat e saj në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi ku shihet me disa mace, që duket se i ka shumë për qefi.

Kujtojmë që modelja së fundmi kishte deklaruar se ende beson në dashuri, edhe pas lidhjeve të shumta që i dështuan. /Indeksonline/