Nuk zuri vend te Arsenali, Guendouzi mbrëmë “mbajti” në shpinë mesfushorët e Bayernit

Skuadra e Lazios arriti fitore të madhe mbrëmë në Ligë e Kampionëve pasi mposhti 1:0 kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich.
Një paraqitje fantastike zhvilloi mesfushori francez, Matteo Guendouzi, shkruan Indeksonline
24-vjeçari fitoi edhe çmimin lojtari i ndeshjes, kurse në fushë tregoi potencial të jashtëzakonshëm duke mbajtur në shpinë mesfushën e ekipit kundërshtar.
Guendouzi është i huazuar nga Marseille te skuadra nga Serie A deri në fund të këtij sezoni. Por me shumë mundësi ai do të vazhdoj të jetë pesë e klubit italian, kjo për shkak se kontratë me francezët skadon në fund të muajit qershor të këtij viti.
Mesfushori nga Franca ka qenë pjesë e Arsenalit për katër vite, kur “Topçinjtë” e kishin transferuar nga Lorient për 8 milionë euro./Indeksonline/