75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Numër i lartë i gjobave në trafik, për 24 orë u shqiptuan 1805 tiketa

Numri i lartë i gjobave në trafik është shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Siç njofton Policia e Kosovës, vetëm këtë të mërkurë janë shënuar 1 mijë e 805 gjoba në trafik për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion, shkruan IndeksOnline.

Tutje policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 29 aksidente trafiku. Prej tyre 11 me lëndime trupore ndërsa 18 të tjera me dëme materiale.