Numër i madh aksidentesh në trafik brenda 24-orëve të fundit

Një aksident me pasoja fatale, 25 me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit në territorin e Kosovës.
Policia ka njoftuar se aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa me të gjitha është marrë njësiti i trafikut.
Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur të dielën pas orës 16:00 në Podujevë ku një person duke e ngasur veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur një person duke e drejtuar biçikletë. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se ndaj gjithë shoferëve që kanë thyer rregullat e trafiku, brenda 24-orëve ka shqiptuar 1 698 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/