Numër i madh gjobash në trafik brenda 24-orëve të fundit

Gjatë 24- orëve të fundit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku ku 19 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, kurse me to është marrë njësiti i trafikut, transmeton IndeksOnline.
Ndaj të gjithë pjesëmarrësve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 2 149 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/