09:34 / E Premte, 04 Mars 2022 / OSH

Numër i madh i përdoruesve të drogës, 13 të arrestuar për një ditë!

Trembëdhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orëve të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” ku shtatë prej tyre dyshohet edhe për blerje dhe shitje të drogës, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Vushtrri, Gjakovë dhe Viti.

Raporti i plotë i policisë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Fsh. Dobratin, Podujevë (NN) 03.03.2022 – 06:00. Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të cekur më lartë dhe kërkimin e personave të dyshuar lidhur me këtë vepër, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse pronë e pesë (5) të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë.

Rr. Bahri Kuçi, Vushtrri 03.03.2022 – 21:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Abedin Terbeshi, Gjakovë 13.01.2022 – 12:00.    Me 03.03.2022 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale duke shitur  në bashkëkryerje  substancë narkotike dyshohet e  llojit Kokainë. Si prova materiale janë sekuestruar: dy vetura, kesh para 5483 €, 3500 Lekë, 100 Franga, 70 Funta,  17 Dollar dhe tre telefona mobil.  Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. 2 Korriku, Viti 03.03.2022 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.7 gram, një grinder për bluarje  dhe një boks hekuri. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 03.03.2022 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

   Dardani, Prishtinë 03.03.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

  Rr. Nexhmi Llumnica, Prishtinë 03.03.2022 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një cigare e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.