Numër i madh i qytetarëve drejt Burojës për varrimin e Haxhi Thaçit (Video)

Në orën 15:00 do të bëhet varrimi i Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
Që nga mëngjesi, qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të tij në palestrën sportive “Ilaz Kodra” në Skënderaj, ndërsa në mesditë u mbajt edhe mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Tani, kur kanë mbetur edhe rreth një orë e gjysmë deri në ceremoninë e varrimit, një numër i madh qytetarësh po i drejtohen Burojës, ku pritet një pjesëmarrje massive, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë, refuzimi i Gjykatës së Hagës për t’i dhënë leje Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Ky vendim është cilësuar si i padrejtë dhe i pamëshirshëm nga shumë qytetarë dhe figura publike./IndeksOnline/