75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Numër i madh i qytetarëve për homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit

Numër shumë  i madh i miqve të familjes Daci dhe qytetarë të tjerë po bëjnë homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Përveç homazheve, ata po u shprehin ngushëllime babait t tij, akademikut Nexhat Daci dhe familjarëve të tij.

Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme, pasi u godit nga një ortek bore në Brezovicë.

Ai la pas vetës gruan dhe dy djemtë e tij./Indeksonline/