75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Numër i madh i të interesuarve për t’u vaksinuar kundër Covid19 në Prizren

Dhjetra qytetarë në orët e pasditës, rreth 18:30, janë parë para qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan IndeksOnline.

Të njëjtit pritnin që të vaksinohen kundër Covid19.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas tyre një numër bukur i madh i qytetarëve janë të interesuar që të vaksinohen kundër Covid19.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër Covid19./IneksOnline/