75 Mall Live Search
00:32 / E Premte, 03 Qershor 2022 / OSH

Numër i madh i udhëtarëve në aeroport iu ndalohet fluturimi, shkak alarmi për bombë

Një numër i madh i udhëtarëve momentalisht u është ndaluar fluturimi për shkak të alarmit me bombë në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve të para, njësia e atibombës është duke e kontrolluar një aeroport që dyshohet se ka mjet shpërthyer.

Policia u ka kërkuar udhëtarëve që të largohen nga hyrja e aeroportit./IndeksOnline/