Numër i madh i votuesve në Ferizaj

Tani kur kanë kaluar 5 orë që kur ka filluar procesi zgjedhor në Kosovë, dalja e qytetarëve që në orët e para ishte e ulët, tashmë ka filluar të pësoj ngritje.
Kështu ka ndodhur edhe në qytetin e Ferizajt, ku në gjimnazi “Shaban Hasani”, që është njëra ndër qendrat më të mëdha votuese në këtë qytet po shihet interesim i madh i qytetarëve për të votuar.
Ndryshe të drejtë vote në Ferizaj kanë mbi 100 mijë qytetarë, apo saktësisht, 100 mijë e 247 votues.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:



