09:40 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / LB

Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan, Njësia Speciale para komunës

Serbë lokalë po vazhdojnë të protestojnë në Zveçan, ku një numër më i vogël i protestuesve është grumbulluar sot pranë ndërtesës komunale.

Rel raporton se automjetet e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë parkuar pranë ndërtesës së komunës, në rrugën ku gjendet shkolla dhe ku është e vendosur një tendë.