Numër rekord i pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Pejës, vikendi ka qenë për “mashalla” me lindje

Peja ka regjistruar numrin me të madh të pacientëve me Covid-19. Plot 150 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator(CPAP), 104 pacientë janë në Oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 487 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 62 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
16 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 11 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 16 foshnje dhe sa i përket gjinisë 7 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore./Indeksonline/