75 Mall Live Search
18:11 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Numër rekord i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Selami Xhemaili, Drejtor i Shëndetësisë në Gjilan, ka treguar për gjendje pandemike që po mbizotëron në Gjilan, në emisionin Info Magazine.

Xhemaili tregoi se në Spitalin Regjional të Gjilanit janë të shtrirë 125 pacientë, prej tyre 108 të konfirmuar me COVID-19, dhe 114 të cilët po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur dy raste të vdekjes nga COVID-19, të cilët kanë qenë mbi moshën 70 vjeçare.

Drejtoi i Shëndetësisë në Gjilan  tha se në 24 orëshin e fundit, 96 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin, nga 159 testime të bëra.

Ndërkohë, Xhemaili tha se në rajonin e Gjilanit ka rekord të rasteve akktive me COVID-19.

“Përmes kujdesit parësor vazhdojmë qe të iu ofrojmë shërbime pacientëve që ndodhen në shtëpi, ku janë 70 deri 100 të tillë që marrin terapinë në shtëpinë e tyre “, tha Xhemaili.

Ai po ashtu tha se ka mungesë të barnave, dhe se po mundohen përmes aktiviteteve të prokurimit, dhe me buxhet vetanak që t’i mbulojnë mungesën e barnave.